Zjarr në një furrë buke në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, dëmet në këtë biznes jane tepër të mëdha.

Një zjarr i papritur është shfaqur në një furrat më të mëdha në qytetin e Beratit, në zonën e njohur si “harqet” në lagjen “Dëshmorët e Kombit”. Zjarri është parë nga punëtorët në një nga dhomat e pjekjes dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë furrën.

Punonjësit dhe pronari i furrës,i cili banon sipër saj,kanë njoftuar menjëherë Repartin e Shpëtimit nga Zjarri,të tmerruar nga përhapja e shpejtë e flakëve.Forcat Zjarrëfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e zjarrit por,edhe pse kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të shuajnë në kohë zjarrin,pjesa me e madhe e furrës është shkrumbuar totalisht.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar pasi punëtorët kanë dalë shpejt por dëmet e shkaktuara janë tepër të mëdha.

Zjarrëfikësit në vendngjarje janë duke punuar edhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit që mori përmasa të mëdha,edhe pse paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re