Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Zjarr në një banesë të Mirditës, digjet vëllai i Ndrea Prendit, ish kreut të gardës në 21 janar

Një lajm i rëndë sapo është bërë publik. Një ndërtesë në fshatin Reps të Mirditës ka marrë flakë. Mësohet se brenda ndërtesës ka qenë Nikoll Prendi, vëllai i Ndrea Prendit ish kreu të gardës së 21 janarit të 2011.

Bëhet me dije se Nikoll Prendi i ka vënë zjarrin banesës dhe është vetëflijuar.

Nikoll Prendi jetonte vetëm në shtëpi dhe nuk ua ka hapur derën fqinjëve të tij të cilët kanë dashur të ndihmonin pak para se t’i vinte zjarrin banesës.

Njoftimi i Plotë

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.