Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në një godinë ku ndodhet një kopësht privat fëmijësh është përfshirë nga flakët në rrugën “Skender Luarasi”.

Sipas Policisë, zjárri ka rënë në papafingon e një vile 4-katëshe, dhe fatmirësisht nuk paraqiti problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i tyre.

“Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjárr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Pólicisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re