Një efektriv zjarrfikës është pickuar nga gjarpri, duke i shkaktuar probleme të rënda shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Lukaxhi, njësia administrative Labinot Mal.

Me ndihmën e shokëve të tjerë efektivi është shoqëruar deri në rrugën e automjeteve dhe me pas është marrë nga autoambulanca për t’u shoqëruar drejt spitalit të Elbasanit. Ende nuk ka mbërritur në spital pasi zona është shumë e largët.

Zjarrfikësja ndërhynte për të shuar një zjarr të qëllimshëm pranë fshatit Lukaxhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re