Sekretari i Përgjithshëm i Patisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një postimi në “facebook” ka dhënë lajmin e mirë për banorët në rrugën “Myslym Keta”, pas gjykata ka vendosur pezullimin e shkatërrimit të pronave të ligjshme.

Pallati u shpall i dëmtuar pas tërmetit, por banorët arritën të kryejnë një ekspertim të pavarur që zbuloi se shkalla e dëmtimit nuk e justifikon shembjen.

Ai thekson se është koha që SPAK  të veprojë me urgjencë dhe të nxjerrë përgjegjësit ligjorë, se kush urdhëroi shembjen e pronave.

Në fund, Blushi fton qytetarët që Bashkia e Tiranës kërkon t’u shembë banesat të rezistojnë në mënyrë demokratike, të ndjekin rrugën ligjore dhe këtë shembull të banorëve tek Rr. “Mylsym Keta” duke mos lejuar paligjshmërinë t’u shkatërrojë dhe t’u rrëmbejë pronat e ligjshme.

Postimi i plotë:

Një lajm shumë i gëzuar: Me vendim gjykate, pezullohet shkatërrimi i pronave të ligjshme të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës!

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të kontrolluar mandatin e kaluar 100% nga “Rilindja” për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Pallati u shpall i dëmtuar nga tërmeti nga Instituti i Ndërtimit, por banorët arritën të kryejnë një ekspertim të pavarur që zbuloi se shkalla e dëmtimit nuk justifikonte shembjen.

Qytetarët arritën të gjejnë një sërë shkeljesh në procedurat që urdhëronin shembjen, mbi të cilat Gjykata Administrative vendosi pezullimin e shembjes.

Një tjetër provë që vërteton paligjshmërinë e akteve barbare të Erion Veliajt ndaj pronave të ligjshme, gjoja për interes publik!

Tashmë me vendim gjykate faktohet se bërja pluhur e hi e banesave të qytetarëve, ka vetëm një qëllim për Erion Veliaj: rrëmbim të pronave të tyre për t’ua dhënë oligarkëve të ndërtimit për kulla shumëkatëshe!

Është koha që SPAK të veprojë me urgjencë dhe të nxjerrë përgjegjësitë ligjore: Kush urdhëroi shembjen e pronave të qytetarëve?

Partia e Lirisë i fton të gjithë qytetarët që Bashkia e Tiranës kërkon t’u shembë banesat të rezistojnë në mënyrë demokratike, të ndjekin rrugën ligjore dhe këtë shembull të banorëve tek Rr. “Mylsym Keta” duke mos lejuar paligjshmërinë t’u shkatërrojë dhe t’u rrëmbejë pronat e ligjshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re