Babai i gazetarit Sokol Balla ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Lulzim Balla vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lulzim Balla ka punuar për më shumë se 43 vite si kameraman i Radio Televizionit Shqiptar, dhe ishte një nga figurat më të rendesishme te RTSH. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë gazetari Sokol Balla, i cili tha se ndarja me të atin ka qenë e dhimbshme por e qetë.

“Ndarja me babanë e dhimbshme por e qetë. I sigurt se babai do jetë në lutjet tuaja në distancë. Vlerësojmë afërsinë tuaj shpirtërore”, tha gazetari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re