Skip to content

Lajm i keq/ Kriza e çmimeve në Europë, Banka Qëndrore pritet të rrisë normën e interesit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Inflacioni i lartë, kriza energjitike dhe ajo ekonomike kanë bërë që Banka Qendrore Europiane të diskutojë sërish rritjen e normës së interesit, e dyta brenda një viti.

 

Banka është e vendosur t’i bashkohet Rezervës Federale të SHBA-se, teksa përpiqet të reduktojë inflacionin rekord në union, i cili po rrezikon një recession të mundshëm në Evropë.

 

Inflacioni në eurozonë ka arritur aktualisht në 9.1% dhe, ndwrsa parashikohet të rritet në të paktën 10% në muajt e ardhshëm, rreziku i renies se konsumit është evident.

 

Këtë të enjte në Frankfur do të mblidhet bordi drejtuesi i Bankës i cili të marrë vendimin për një rritje të madhe të normës. Nga ana tjetër ekonomistët

 

paralajmërojnë se normat më të larta të interesit mund të ngadalësojnë ekonominë.

 

Banka Qendrore Europiane rriti normën e interesit në korrik të këtij viti për herë të parë pas 11 vitesh, por duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndaluar inflacionin: Kjo gjë bëri që monedha europiane për herë të parë të zhvlerësihet kundrejt dollarit amerikan.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë