Të rriturit do të gjobiten me 100 £ për pirjen e duhanit pranë parqeve dhe jashtë portave të shkollës, teksa Uellsi ka vendosur të ashpërsojë masat kundër duhanpirjes.

Nënat dhe baballarët do të duhet të heqin cigaren e tyre edhe nëse nuk ka fëmijë të pranishëm, si një  përpjekje për të reduktuar pirjen e duhanit.

Rregullat e ashpra të reja, që do të futen në Uells nga muaji tjetër, gjithashtu do të ndalojnë pirjen e duhanit të pronarëve të shtëpive ndërsa ata kanë punëtorë brenda.

Dhe pirja e duhanit do të ndalohet edhe në shtëpitë e pushimeve gjatë grumbullimeve, rregull që futet në fuqi një vit më vonë.

Ministri i Qeverisë Uellsiane Eluned Morgan tha: “Ulja e numrit të të rinjve që marrin duhan do të shpëtojë jetë.

Ne e dimë dëmet që duhani mund t’i bëjë shëndetit dhe kështu po prezantojmë këto kërkesa të reja për të mirën e brezave të ardhshëm.

Ndalimi i pirjes së duhanit jashtë spitaleve dhe vendeve ku fëmijët dhe të rinjtë kalojnë kohën e tyre, siç janë terrenet e lojërave publike dhe mjediset e shkollës, do të reduktojë pirjen e duhanit dhe do të zvogëlojë shanset që fëmijët dhe të rinjtë të fillojnë të pinë duhan në radhë të parë.”

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re