Jurgen Klopp ka humbur mamanë e tij këtë të mërkurë. Ajo u nda nga jeta në moshën 81 vjeccare.

Situata është bërë më e keqe për trajnerin gjerman për shka se ai nuk mundi ta përcjellë për në banesën e fundit.

Masat shtrënguese për pandeminë në Gjermani ndalojnë fluturimet nga Britania e Madhe, të paktën deri më 17 shkurt nga ku përjashtim nuk të ketë për askënd.

Duke folur për mediat angleze, Jurgen Klopp është shprehur se e kupton situatën dhe ka vendosur të zhvillojë një ceremoni përkujtimore në nder të mamasë, në momentin e parë që do të jetë e mundur.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re