Microsoft-i ka vendosur ta pezullojë sistemin operativ Windows 10 një dekadë pasi u lançua për herë të parë në 2015.

Gjigandi i teknologjisë do ta përfundojë mbështetjen për versionet Windows 10 Home dhe Pro në 14 tetor 2025, sipas një dokumenti mbi ciklin e jetëgjatësisë në faqen e tij të internetit.

Por. kjo nuk do të thotë që sistemi operativ do të ndalojë së funksionuari. Thjesht, Microsofti nuk do të lëshojë azhurnime të reja të cilësisë ose sigurisë.

Firma pritet të njoftojë detajet e sistemit të saj të ardhshëm të funksionimit në javët e ardhshme, sipas portalit të teknologjisë, betaneës.

Nuk është ende e qartë kur sistemi i ri do të jetë i disponueshëm, ose sa kohë do të duhet që përdoruesit të kalojnë nga Windows 10. Por disa botime të teknologjisë mendojnë se do të nisë si një azhurnim falas dhe opsional këtë vjeshtë.

Kur u prezantua si një azhurnim falas në Windows 8 në 2015, Windows 10 pritej të ishte versioni i fundit i ri i Microsoft i sistemit operativ. Në vend që të lëshojë versione të reja çdo disa vjet, kompania synonte ta azhurnonte atë në një bazë më të shtuar.

Kompania më parë lëshoi sisteme të reja çdo tre deri në katër vjet. Microsoft i dha fund mbështetjes për Windows 7 vitin e kaluar, 11 vjet pas lëshimit të tij. Mbështetja për pasardhësin e saj, Windows 8, zgjati deri në vitin 2016.

Gjithsesi, lajmi mbi Windows 10 erdhi vetëm disa javë pasi kompania njoftoi se po pezullonte shfletuesin e saj pionier, Internet Explorer pas 26 vitesh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re