Ndërtimi i Thumanës falë bamirësisë së jashtëzakonshme të shqiptarëve, ishte një ëndërr e kthyer në realitet.

Por ëndrrat ende nuk kanë përfunduar. Elvis Naçi e Sidrit Bejleri kanë folur pikërisht për një ëndërr tjetër të bukur, e cila shumë shpejt do të bëhet realitet dhe do të zbukurojë jetët e shqiptarëve në nevojë.

Kësaj here kemi shkuar në Pezë, atje ku pret jetësimin ky projekt i madh dhe i bukur.

“Shqiptarë të dashur, sot do të ndajmë një tjetër lajm të madh. Pas Thumanës po bëhet lagja e dytë, që po ndërtohet në Pezë. Shumë familje të tjera do të gëzojnë e do të begatohen.”-rrëfeu Elvisi.

“Po ju them se këtu do të ndërtohet një perlë. Në fund të fundit, natyrën na e dhuroi Zoti kurse këtë lagje, shqiptarët po jua dhurojnë vëllezërve në nevojë.”-tregoi më tutje Sidriti.

Projekti në Pezë për ndërtimin e disa banesave, do të lumturojë plot familje shqiptare dhe tashmë ka nisur. Por siç shpjegoi Elvisi, veprat e mira nuk do të përfundojnë këtu.

“Në fakt u ndërtua Thumana, tepruan lekë. Do të ndërtohet Peza e do të teprojnë lekë, e me to do të bëhen shumë shtëpi e pallate për ata që kanë nevojë. Shqiptarë, ju begatoftë i madhi Zot.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re