Kryeministri Rama njoftoi përmes një postimi në facebook nisjen e punës [për ndërtimin e katër stadiumeve të reja të futbollit përgjatë këtij viti.

 

Lajmi është produkt I mbledhjes maratonë që po zhvillon kreu I qeverise me Ministrat e kabinetit prej ditës së mërkurë.

 

 

“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Dhe “Selman Stërmasin” me Bashkinë e Tironës besoj”,shkruan kryeministri në profilin e tij në facebook.

 

Kjo do të thotë se brenda pak muajsh do të nis puna për ti dhënëKorcës në juglindje, Durrësit në Shqipërinë e Mesme dhe Vlorës në jug, tre impiante modern në futboll, të cilat do të pasurojnë edhe më shumë cilësinë e infrastrukturës futbollistike pasi më herët qeveria ka ndërtuar dy impiante shumë të mira në Elbasan, Shkodër dhe Kukes, si dhe ishte promotore e bashkëpunetore ne ndërtimin ne stadiumit të ri kombëtar në Tiranë.

 

Mirëpo në Tiranë, Rama ka njoftuar edhe një tjetër ndërhyrje të rëndësishme, atë për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stermasi”, lajm që ishte bërë i ditur më herët edhe nga kryebashkiaku Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re