Skip to content

Lajm i madh/ Spiropali reagon për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Ligësia politike hodhi helm, sa mirë që ekziston SHBA!

Screenshot 2020 09 04 at 20.37.08

Pas një numri të paprecedent reagimesh nga politikanët, por edhe mbarë populli shqiptar, për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi shumë shumë i rëndësishëm, i zëdhënëses së qeverisë së Edi Ramës, Elisa Spiropali, për këtë marrëveshje të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë se sa marrëveshjen mes palëve, Spiropali ka komentuar “ligësinë politike” të disave, duke u shprehur se patrioti shpesh quhet tradhëtar në vendin tonë. Spiropali nuk flet me emra konkretë, or me gjasë, kjo është një referencë për patriotizmin e madh të Edi Ramës dhe ligësinë e madhe të opozitës.

“Patrioti quhet tradhëtar dhe tradhëtari patriot. Nga anët tona vështirë të shpëtosh nga të tilla shpērthime folklorike të ligēsisë politike. Sa mirë që ekzistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në historinë e shqiptarëve gjithnjë kanë ditur të ndajnë jo vetëm shapin nga sheqeri, por edhe bukën nga hēlmį. Urime Kosovë! Faleminderit SHBA!“, shkruan Spiropali.

/TPZ.al/