Ka shkuar në 76 numri i të shëruarve nga COVID-19, ku 5 persona kanë lënë sot Spitalin infektiv.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu, nëpërmjet një postimi në facebook.

“5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19“, shkruan Manastirliu.

Numri i të prekurve nga Covid-19 në vend ka shkuar në 277, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re