Skip to content

Lajm i mirë apo lajm i keq/ Meteorologia: Ja si pritet te jete moti kete jave

Vendi ynë gjatë javës që vjen sipas parashikimeve do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët. Ndërkohë, gjatë pasditeve mund të ketë edhe vranësira, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale.

Situatë e ngjashme pritet të paraqitet deri në datën 25 tetor, ku sërish pasditet pritet të zhvillojnë vranësira të karakterit lokal duke krijuar mundësi për reshje të përkohshme.

Po ashtu, fusha termike e pjesës së dytë të muajit tetor nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme; vijojnë mëngjeset relativisht të freskëta ndërsa orët e mesditës parashikohet të shënojnë temperatura të larta për stinën.

Termometri në zonat Perëndimore do të ngjitet në 28°C