Duke nisur nga 25 tetori deri me date 10 nëntor, Dogana e Qafë-Botës do të jetë e hapur për gjithë punëtorët sezonalë shqiptarë që shkojnë në Greqi. Punonjësit sezonalë të pranuar nga autoritetet greke, pritet që në këto data të kalojnë kufirin drejt shtetit grek. 

Testi për koronavirusin po ashtu do të bëhet falas.

Dogana e Qafë-Botës u mbyll nga 21 korriku dhe nga kjo pikë u lejuan të kalojnë vetëm kamionë.  

Mediat vendase shkruajnë se kërkesa në rajonin grek të Thesprotisë është për të paktën 2000, që pritet të punojnë në vjeljen e agrumeve për këtë sezon. 






Previous articleHarrojini ditet e ngrohta me diell, ja kur rikthehen reshjet e shiut dhe temperaturat e uleta

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re