Bashkimi Europian nepermjet zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar fondin prej 4 milion euro në fushën e shëndetësisë ne blerjen e pajisjeve mjekësore dhe mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.

“Kjo ndihmë për Shqipërinë është një reagim i shpejtë për të luftuar një armik të përbashkët si Covid-19,” u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socale, Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit online me Ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca dhe Koordinatorin e OKB në Shqipëri Brian Williams.

“Përmes kësaj mbështetje, ne do të jemi në gjendje të mobilizojmë më shumë burime në luftën kundër COVID-19, në mbështetje të sistemit shëndetësor jo vetëm për sot, por edhe për nesër. Kjo ndihmë e menjëhershme duke mbështetur furnizimin e pajisjeve mjekësore, të tilla si ventilatorët mjekësorë, pajisjet e ICU, laboratorët, ambulancat automatike dhe mjetet e mbrojtjes së disponueshme për stafin e kujdesit shëndetësor, do të rrisë kapacitetet tona për të përmirësuar diagnozën dhe trajtimin e COVID-19”, u shpreh Manastirliu.

Previous articleFirmoset urdhri, ja deri kur do të qendrojne të mbyllura shkollat në Shqipëri

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re