Home SHQIPERIA Lajm i mirë nga Greqia/ Më shumë shqiptarë lejohen të kalojnë në kufi

Lajm i mirë nga Greqia/ Më shumë shqiptarë lejohen të kalojnë në kufi

0
Lajm i mirë nga Greqia/ Më shumë shqiptarë lejohen të kalojnë në kufi

Qeveria greke ka vendosur të rrisë numrin e kuotave ditore të personave që kalojnë në Pikën Kufitare të Kakavijës.

 

Duke lënë në fuqi masat e tjera, nga ambasada shqiptare në Greqi u njoftua se nga Kakavija do të lejohen të kalojnë 1.500 vetë në ditë, nga 400 që ishte.

 

Ky lehtrësim mase do të hyjë në fuqi nga data 14 qershor.

 

“Nga Pika Kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonalë, 400 shtetas në ditë. Ndërsa, nga Pika Kufitare e Qafë Botës do të lejohen 250 persona në ditë. MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi vazhdon të jetë maksimalisht e angazhuar me autoritetet greke, për përshpejtimin e hapjes përfundimtare të kufijve dhe nisjen e lëvizjes së lirë në të dy anët e kufirit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.