Ditën e sotme kanë lënë infektivin pesë pacientë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Manastirliu përmend edhe mjekët edhe infermierët të cilët, sipas saj, janë një pjesë e ekipit të palodhur të spitalit “që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me koronavirusin.”

Numri i të shëruarve nga Covid-19 në vend mbetet 76.

Postimi i plotë:

5⃣ pacientë kanë lënë sot spitalin #Infektiv

Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19

Deri tani 7⃣6⃣ pacientë janë shëruar nga #COVID19

#FORCA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re