Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, sa i takon stafit mjekësor të infektuar me koronavirus në vend.
mnastirliu njofton se sot kanë fituar betejën me COVID-19 edhe një mjek e dy infermiere në Tiranë.
Mesazhi i Manastirliut:
#LajmIMirë
1⃣mjek dhe 2⃣ infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit
Shkon në 3⃣9⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 3⃣0⃣2⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19
#FORCA