Ndryshe nga Italia dhe shtete te tjera të Europës,  Kina  është drejt izolimit të koronavirusit të rrezikshëm.

Në epiqendren e shpërthimit të virusit janë raportuar vetëm 40 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, numri më i ulët që prej përhapjes së epidemisë, nga 2000 që raportoheshin brenda një dite, në kulmin e shpërthimit.

Sipas Pekinit zyrtar, masat e ashpra po funksionojnë edhe pse ekonomia e vendit ka pësuar rënie të ndjeshme.

Në të gjitha qytetet kineze, dezinfektohet në mënyrë të vazhdueshme gjithçka, që nga rrugët, ndërtesat, autobuzët, metrotë, bankat madje edhe kartmonedhat. Për shkak të rënies së numrit të të sëmurëve.

Wuhani, epiqendra e koronavirusit COVID-19 ka nisur të mbylle spitalet, që u ndërtuan në kohë rekord për t’i bërë ballë epidemisë.

Të paktën 11 nga 16 spitalet e improvizuara tashmë janë mbyllur.

Pothuajse gjysma e personave të infektuar në Kinë janë shëruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re