Personat që rezultojnë pozitivë për herë të dytë nuk mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët nga Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve studiuan se 285 të rikuperuar nga Covid-19 të cilët kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin.

Asnjë nga 790 njerëzit, me të cilët këta pacientë patën  kontakte, nuk u infektuan me COVID-19.

Studimi , i raportuar  hënën, është një shenjë pozitive për rajone që kërkojnë të lehtësojnë masat. Sipas të dhënave  ata persona që janë rikuperuar  nga Covid-19 nuk paraqesin rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Disa pacientë me koronavirus kanë rezultuar  përsëri pozitiv për virusin 82 ditë pasi ishin infektuar. Pothuajse në të gjitha rastet pasi u morën analizat e gjakut kishin zhvilluar antitrupa kundër virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re