Ram Lalaj, 17 vjeç, ka mundur që të dalë nga rrënojat e tërmetit të rënë në Durrës, pas më shumë se dhjetë oësh nga lëkundjet shkatërrimtare që goditën vendin tonë mëngjesin e sotëm.

17-vjeçari kishte dhënë gjatë gjithë kohës shenja jete, ndërkohë që poshtë rrënojave gjenden familjarë të tij.

Kanë qenë trupat e ardhur nga Kosova, ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen e Lalës nga rrëmnojat e banesës, ku banonin të paktën tetë persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re