Shqiptaret do te kene mundesi te udhetojne pa viza, nga sot.
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe është bërë sot publik.
“Qeveria vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme” thuhet ne vendim.
Kjo federatë njihet si parajsë fiskale në Karaibe. Federata e Shën Kristoferit ndodhet në detin e Karaibeve. Kjo federatë përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit me një sipërfaqe që arrin në 261 km2, ndërsa popullsia arrin 55 mijë.