Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim ditën e sotme,
marrëveshjen për konvertimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe
Italisë.
Vendimi do të lehtësojë emigrantët Shqipëtarë, pasi tashmë nuk
do të kenë nevojë për një kurs patente, pasi ajo shqiptare do të njihet
dhe konvertohet në patentë italiane.
Vendimi i plotë:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT ME SHKËMBIM NOTASH TË
MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR KONVERTIMIN E
LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e
23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën
e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe
Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, nё parim, të ndryshimit me shkëmbim notash të
marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e
lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA