Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një lajm të mirë për stafin shëndetësore.

Mjekët kosovarë dhe gjithë stafi shëndetësor që nga viti i ardshëm do të marrin pagat me rritje.

Kështu ka premtuar kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit e Sindikatës së Shëndestësisë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka premtuar mjekëve dha gjithë stafit shëndetësor se nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mjekët dhe i gjithë stafi. Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re