Nga nje studim i fundit i Universitetit te Oksfordit eshte nxjerre përfundimi se personat që e kanë kaluar koronavirusin kanë shumë pak mundësi të infektohen sërish gjatë 6 muajve të ardhshëm.

Studimi ndoqi më shumë se 12 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në Oksford, ku asnjë nga ata që u infektuan dhe u shëruan nuk u prekën sërish nga virusi në 6 muajt e mëvonshëm.

“Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”, tha David Eyre, profesor në sëmundjet infektive.

Ndër të tjera ai theksoi se ka besim se sapo njerëzit të infektohen me COVID-19, të paktën për një periudhë afatshkurtër ata nuk do të infektohen përsëri.






Previous articleMjeku shqiptar ne Itali: Shume kolegë të mi janë dyshues për sigurinë e vaksines, ja pse..

loading...