Numri i te prekurve gjate 24 oreve te fundit fatmiresisht ka rene ne krahasim me diten e djeshme. Me sa duket ndergjegjesimi i qytetareve dhe masat e qeverise po bejne efekt
ISHP ka konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus në vend duke e çuar numrin total të të prekurve në 186.
Qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri, Durrësi dhe Korça ku nmumri
i rasteve pozitive rritet nga dita në ditë, ndërsa kryeqyteti duket të
jetë kthyer edhe në kryeqytet të koronavirusit me një total prej 107
rastesh.
Hartës së koronavirusit i është shtuar edhe Puka, informacion që
cilin abcneës.al e dha që ditën e djeshme, të cilin e konfirmoi sot edhe
ISHP.
Deri më tani, janë shënuar tetë të vdekur nga koronavirusi në vend, dy prej të cilëve brenda 24 orëve të fundit.
Rastet e reja me koronavirusi gjatë 24 orëvë të fundit sipas qyteteve
-5 raste Tirana -2 raste Puka -1 rast Korça -2 raste Fieri -1 rast Durrësi -1 rast ShkodërRaste totale me koronavirusi sipas qyteteve – Tiranë 107 raste – Durrës 11 raste – Lushnje 4 raste – Elbasan 5 raste – Rrogozhinë 2 raste – Fier 20 raste – Kavajë 4 raste – Korçë 12 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 4 raste – Lezhë 4 rast – Berat 1 rast – Has 2 raste – Krujë 1 rast -Tropojë 2 raste – Pukë 2 raste.
