Ambasada gjermane në Tiranë dha një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë ata qytetare që aplikojnë për vizë gjermane.

 

Ambasada përmes një postimi në facebook,  sqaron se është shkurtuar koha e pritjes për ata që kanë kontrata pune në disa profesione, kërkime shkencore dhe për ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Gjermanisë për studime.

 

 

POSTIMI I AMBASADES NE FACEBOOK.

 

Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë

Mjek

Au Pair (Babysitter/dado)

Formim profesional

Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë

Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional

Kërkim shkencor

Vit social vullnetar

Praktikë/ Hospitime

Frekuentim shkolle

Të vetpunësuar

Kurse gjuhe

Studime

Është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojme neve juve më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.

E rëndësishme:

Për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për Ballkanin Perëndimor) NUK është i mundur rezervimi i takimit direkt. Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në „ Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Rregulli i Ballkanit Perëndimor“. Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.

Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re