Shpresë nga Italia e goditur rëndë prej Covid-19. Nis trajtimi me gjakun e të shëruarve. Disa pacientë tashmë kanë marrë plazmën e pacientëve të kuruar nga koronavirusi, të cilët më pas zhvilluan antitrupa.

Kështu eksperimentimi i terapisë plazmatike hyri në Poliklinikën e Pavias, raporton Ansa.Protokolli ishte përgatitur nga Shërbimi i Mjekësisë Imunologjike të Hematologjisë dhe Transfuzionit të San Matteo, në bashkëpunim me strukturat e tjera si ATS e Mantua.Dy të parët që dhuruan plazmat ishin mjekët e Pieve Porto Morone (Pavia), burrë e grua, rastet e para të të infektuarve me Covid-19 në provincën e Pavias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re