Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e anëtarit Luan Daci, ndërsa gjyqtari tashmë e gjen veten jashtë sistemit të drejtësisë.

Ishte Komisioni i Displinës pranë KPA që kërkoi shkarkimin e Dacit, për shkak se ndaj tij ka një dënim të formës së prerë, me 6 muaj burg, i cili iu konvertua në shërbim prove.

Gjatë leximit të vendimit KPA tha: Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rëndat dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin e Dacit nga detyra.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re