Dy pacientët e shëruar nga COVID-19 do të lënë së shpejti spitalin. Lajmin e dha shefja e Infektivit, Najada Çomo në një bashkëbisedim në “Facebook” me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe mjekë të tjerë.

 

“Sot jemi të gëzuar, pasi kemi dy persona që i kemi gati të dalin nga spitali. Gëzimi është dy palësh. Për ne na gëzon fakti që kemi dy raste të suksesshme. Kemi pritje për punë më të mira. Do bëjmë maksimumin të bëjmë më të mirë.”

 

Lidhur me gjendjen shëndetësore të pacientëve të tjerë të shtruar në spital, Çomo tha se edhe një pjesë e tyre kanë përmirësime.

 

“Edhe pacientët e tjerë që janë në reanimacion, dy prej tyre paraqiten në gjendje relativisht më të mirë. Dhe ky lajm na gëzon pa masë. Edhe të shtruarit në pavion janë në gjendje mesatare, se themi kollaj e ‘mirë e mirë’. Kemi shenjka pozitive, dhe nga këta pacientë që janë brenda të shtruar. Shtrimi i të sëmurën në terapi intensive duhet të qëndrojnë të mbyllur brenda, mos të dalin ashtë. Kjo është një thirrje që nuk do shpëtojë së thëni.”

 

Manastirliu njoftoi të premten se dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri, rezultuan negativë edhe në testin e dytë pas trajtimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re