Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, ku ka folur për procesin e vaksinimit, që sipas tij do të ecë me ritme dhe më të shpejta, pasi është siguruar një sasi tjetër vaksinash.

Kryeministri tha se synohet që vaksninimi të nisë te personat mbi 60-vjeç, për të shkuar më pas dhe te vaksinimi masiv, që do të siguronte një shkëputje të zinxhirit të infektimeve. Rama nuk la pa sulmuar opozitën, që sipas tij përmes mitingjeve me dy gishta mbi makina, po dëmton punën e mirë që ka bërë qeveria e tij në përballimin e situatës së Covid 19.

“Lajme të mira, kemi siguruar sasi të konsiderueshme vaksinash, për tu shtrirë fort përtej këtyre kategorive, për të marrë mbarë kategorinë e moshave mbi 60-vjeç. Të vaksinojmë që të ulim zinxhirin e infektimeve. Procesi i vaksinimit po ecën shumë mirë, pavarësisht pezullimit që është bërë në disa vende, po rritet numri i mësuesve të interesuar që të vaksinohen, është me dëshirë dhe jo me detyrim.

Ne duam të vaksinojmë, të vaksinojmë, në mënyrë që të shkëpusim halljën e infektimeve. Vaksinimi është njëra anë, ana tjetër është kujdesi që duhet të kemi. Nuk janë sjelljet e partive politike, mos i fusni të gjitha me një thes, janë partitë e KÇK-së me në krye dhëndrin, që krijojnë një vatër potenciale infektimi në mes të qytetit.

Kjo sfidë nuk ka as parti, dhe as me dallime t që ne kemi në kohë normale me njëri tjetrin. Ata dasmorë duhet të ruajnë veten dhe të tjerët, se këto historitë me flamuj, janë njësoj me ato të viteve 90″, tha Rama.

Ndërkohë që Rama ka lënë pa përgjigje pyetjen e gazetarëve, se çfarë nënkuptonte me deklaratat e tij se “i kishte disa borxhe veriut”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re