Ministria e Shëndetësisë beri te ditur se gjate 24 oreve te fundit jane kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastër, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Janë 469 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,716 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Mars 2022)Raste të reja ditore 69Të shëruar në 24 orë 63Të shtruar në spitale 13Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 986

Testime totale 1,777,766Raste pozitive 273,677Raste të shëruara 269,716Raste Aktive 469Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 239Vlorë 61Fier 51Gjirokastër 34Durrës 18Elbasan 17Berat 14Shkodër 12Kukës 10Korçë 7Dibër 3Lezhë 3

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re