Muaji prill ka shënuar përmirësim të situatës hidrike në liqenin e Fierzës.

 

Pas reshjeve të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, niveli i ujit në kaskadë është rritur ndjeshëm duke shkuar në 281 metra, nga 291 që është kuota maksimale.

 

Sipas, KESH prurjet llogariten 280 m3/s ndërsa prej afro një muaji është ndaluar prodhimi i energjisë.

 

Nga ana tjetër në HE-in e komanit kuota e ujit është 170 metra nga 175 ndersa në vaun e dejës 73 metra nga 76 që është maksimumi.

 

Deri më tani energji prodhohet vetëm në këto dy hidrocentrale pasi në fierzë po ruhet rezerva energjitike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re