Skip to content

Lajme të mira/ Pas zjarreve shkatëruese, Australia fillon të lulëzojë

Screenshot 5 28

Lajme super të mira vijnë nga Australia e largët! Pas zjarreve masive që shkrumbuan masive me bimë dhe kafshë, dalëngadalë duket se po i rikthehet jetës.

Fotografitë e reja të shkrepura në pyjet e shkrumbuara tregojnë se bimët po çelin falë mrekullisë dhe shirave që shuan zjarret masive. Me shpresë tek komuniteti që po kujdeset për ato pak kafshë që kanë mbetur dhe tek forca e natyrës, po vihet re një ndryshim . Çdo ditë njerëzit në Australi po shpërndajnë foto nga bimësia që po gjallëron sërish në Australi.

Screenshot 25

Vetëm pak ditë më parë qielli në këtë vend kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë, toka ishte shkrumbuar nga zjarret dhe njerëzit jetonin me frikë. Zjarret shkrumbuan rreth 1 miliardë kafshë ndërsa 24 persona ndërruan jetë duke luftuar me flakët. Po kështu një sipërfaqe e madhe toke që përllogaritet sa Kroacia u shkrumbua e gjitha.

Screenshot 24

Kafshët më të dëmtuara janë Koala dhe Kangurët që njihen edhe si simboli i Australisë. Megjithatë përsëri toka filloi të lulëzonte. I gjithë vendi po i rikthehet normalitetit.

Screenshot 25 1