Lajme të mira për pushuesit që duan ta kalojnë në bregdet këtë fundjavë.

Sherbimi Meteorologjik bën me dije se edhe pse jemi në muajin Shtator, vendi ynë edhe për këtë fundjave do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

“Një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit. Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë ashtu dhe të Dielën moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore), ndërsa temperaturat do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit. Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievet malore deri në 22°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore deri në 38°C në ato të ulta”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re