Skip to content

Lajmërohet se tamponi i ka dalë pozitiv, largohet nga mledhja para kohe ministrja e Brendshme italiane. Izolohen dhe dy ministra të tjerë

Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese doli pozitive pas testit për COVID-19 duke u larguar nga mbledhja e CDM-së para kohe.

“Ministrja, e cila është asimptomatike, u largua nga ndërtesa e qeverisë duke respektuar të gjitha masat paraprake dhe u vendos në izolim”, njoftuan burimet qeveritare.

Gjithashtu, në vetizolim janë edhe ministri i Drejtësisë, Alfonso Bonafede dhe ai i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio.

“Ky veprim i ministrave është si një masë paraprake, sepse në dhomën e takimeve të CDM-së secili ministër është i ulur në një distancë të sigurt”, shtuan burimet.

Pas lajmit për pozitivitetin e Lamorgeses, anëtarët e Këshillit të Ministrave do t’i nënshtrohen të gjithë një testi COVID-19.

/faxweb