Një 19-vjeçar nga Maliqi është shpallur në kërkimnga policia, pasi prej dy ditësh ka shkëputur kontaktet me familjen e tij, që prej datës 3 shkurt.

Burime bëjnë me dije se babai i 19-vjeçarit, shtetasi me iniciale A. H., 43 vjeç, ka treguar se djali në datën 03.02.2025 ka qenë në shkollë në Tiranë.

Sipas tij, nga kontakti që ka pasur me familjarët, i biri me iniciale A.H., është shprehur se do ikte jashtë shtetit, në Belgjikë.

Pas këtij komunikimi të shkurtër, familjarët e 19-vjeçarit nuk dinë asnjë informacion për të.

Njoftimi i policisë

Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, i cili ka kallëzuar se prej datës 03.02.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. H., 19 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko