Dy kamionë janë përplasur me njeri-tjetrin në aksin Krahës-Mallakaster duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e një prej shoferëve tëautomjeteve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të qendrës së fshatit Krahës gati 15 km në veri të Memaliajt.

Kamioni me targa TR6451G po shkonte në drejtimin verior të rruges ndërsa është përplasur me maunen që vinte nga Tirana në drejtim të Kakavijës. Përplasja ka qenë në krahun frontal të majtë të kamionit duke shmangur një tragjedi. Për pasojë, drejtuesi i kamionitme ngjyrë të kuqe është plagosur rëndë dhe u transportua n drejtim te Spitalit Rajonal te Gjirokastrës ku dhe po merr ndihmën e mjekëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re