Skip to content

LAJMI FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Plagosje në Shkodër. Plagoset shtetasi Ndue Preka në lagjen “Mark Lula”.

Ndue Preka që u plagos nga një person ende i paidentifikuar ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4  herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes së ndodhur pak çaste më parë. Mësohet se Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij.

“”