KORCE- Një djalë i ri ka ndërruar jetë në paraburgimin e Korçës. BalkanWeb mëson se prej tre ditësh 27 vjeçari Enea Ftoi qëndronte në paraburgim, pasi ishte ndaluar për vjedhje.

Ndonëse ai sot duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij, familjarët u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Ftoi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë hedhur akuza të rënda, ndërsa theksojnë se kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re