Ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka deklaruar se arrestimi i ish-presidentit  Meta ka qenë i paralajmëruar prej vitesh dhe pjesë e një skenari politik.

Kryemadhi pretendoi se arrestimi i Metës erdhi disa muaj pas masave ndaj Sali Berisha dhe procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediu, duke e cilësuar këtë si “kapje të opozitarizmit”.

Ajo akuzoi Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj se kanë qenë pjesë e një plani për arrestimin e figurave kryesore të opozitës, me synimin final për të detyruar largimin nga politika të kryeministrit Edi Rama.

“Nga verifikimet e mia ka qenë një lojë e Bashës dhe Veliajt, për të arrestuar Metën dhe Berishën dhe më pas do të detyronin Ramën të largohej nga politika. Shumë diletante si ide. Në momentin që këtë gjë e mori Altin Dumani dhe Yuri Kim sepse Dumani postin e SPAK e ka kërkuar me cështjen  e CEZ-DIA për ta arrestuar Metën dhe ka 6 vjet që ka qarkulluar lajmi i arrestimit”, tha Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, burgosja e figurave politike si Meta e Berisha, lidhet me skenarin e Yuri Kim për  nxjerrjen nga politika të figurave të vjetra dhe ngjitja në skenë e personazheve të reja nga të dyja kampet politike, Basha dhe Veliaj.

Monika Kryemadhi: Unë nuk kisha parti politike apo zinxhirin politik që bënte reagimin. Meta duhej në burg pasi burgosja e tij erdjhi 8 muaj pas arrestimit të Berishës dhe gjyqit të Mediut, pra kapja e opozitarizmit. Nga verifikimet e mia ka qenë një lojë e Bashës dhe Veliajt, për të arrestuar Metën dhe Berishën dhe më pas do të detyronin Ramën të largohej nga politika. Shumë diletante si ide. Në momentin që këtë gjë e mori Altin Dumani dhe Yuri Kim sepse Dumani postin e SPAK e ka kërkuar me cështjen  e CEZ-DIA për ta arrestuar Metën dhe ka 6 vjet që ka qarkulluar lajmi i arrestimit. Për ca do ta arrestoje kur kishe vetëm 3 artikuj gazetash në dosje dhe asnjë fakt tjetër. Iu premtua që ti do ta drejtosh SPAK dhe do bësh arrestimit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re