Pas lajmit se Universiteti i Korçës do të bashkohet me atë të Tiranës, për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve gjatë këtij viti, ka reaguar anëtarja e Këshillit Bashkiak të Korçës nga radhët e Partisë së Lirisë, Suela Dinellari.

Përmes një reagimi në Facebook, Dinellari shprehet se politika shqiptare e ka të pamundur të mos-ndërhyjë në vendimet e institucioneve të vetme të pavarura, që janë universitetet.

Reagimi i Dinellarit:

PËR UNIVERSITETIN

Të nderuar qytetarë të Korçës dhe mbarë Shqipërisë!

Ky shkrim dhe qëndrim personal që do të ndaj me ju është tragji-komedia e politikës shqiptare që e ka të pamundur të mos ndërhyjë në vendimet e INSTITUCIONEVE TË VETME QË GËZOJNË AUTONOMI NË VENDIMMARJE, UNIVERSITETET.

E sigurisht, si pedagoge e Universitetit të Korçës ” Fan S. Noli” prej 15 vitesh, ish studente ekselente; nuk do të isha e pandjeshme ndaj qëndrimeve të politikës në qendër dhe lokale mbi vendimet që ajo ka marrë për universitetet e Shqipërisë dhe Universitetin ” Fan S. Noli” në veçanti.

Në 12 vitet e qeverisjes së forcës pozitare më të madhe, e jo domosdoshmërisht asaj që mbron elitën, arsimin e shkencën apo punën e ndershme dhe me vlera; kam qënë dëshmitare dhe reaguese herë pas here mbi reformat politike të ndërmarra, të cilat edhe pse ne konfrontime dhe kalkulime argumentash e faktesh logjike, vizionare e strategjike nga profesorë, pedagogë e kërkues të nderuar të vendit; NUK JANË MARRË PARASYSH!

Sot, ështe për të ardhur keq se si pas goditjes së vazhdueshme të arsimit, universitetet publike në Shqipëri dhe Universiteti i Korçës ndër të tjerët rajonalë në veçanti, të përballet rishtazi me iniciativa politike që dalin nga vendimmarrës politikanë, të cilët kanë votuar me unanimitet të plotë ato çfarë kanë dashur…

TË MOS PRETENDOJMË TEK QËLLIMET E MIRA TË ” TURTUJVE TË RINJ” TË POLITIKËS ME FUQI TE PLOTË VENDIMMARRESË, SEPSE  ” BRUTË-VE” TË POLITIKËS NUK MUND T’IU LIHET NË DORË FATI I ELITËS SË ARSIMIT UNIVERSITAR NE KORÇË!

Kur u votua Ligji Nr. 80/2015 ” Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, një zëri nga partia e atëhershme dhe aktuale pozitare, NUK PATI NË RRADHËT E TYRE PÊRFAQËSUES, DEPUTETË APO MINISTRA që të diskutonin për risqet apo rreziqet e një “ligji të keq”. Duke dashur të kuptoj filozofikisht këtë dhe me njohuri mbi analizën SËOT; politikanët pozitarë pranuan një ” ligj të keq” referuar kontekstit; edhe pse evropian për një vend që do të aderojë ne BE.

Gjatë implementimit të ligjit u harruan rrugës ” Dispozitat e përgjithëshme”: misioni i arsimit të lartë ( neni 1), qëllimi i ligjit ( neni 2); dhe sot dukshëm kërkohet të harrohet se UNIVERSITETET KANË LIRI AKADEMIKE DHE AUTONOMI ( neni 3) DHE ROLI I SHTETIT NË ÇDO HAP DUHET TË JETË RREGULLATOR( neni 5).

Çfarë ka ndodhur qytetarë, miq dhe arsimdashës të qytetit të Korçës?

Ka ndodhur që:

– drejtoritë arsimore rajonale që varen direkt nga Minstria e Arsimit dhe Sportit, të mos punësojnë studentët e diplomuar të Universitetit të Korçës si specialistë në fushën e arsimit; por vetëm militantët e vet partiakë,

–  së bashku me media “të paguara” dhe mllefe personale, politika i ka adresuar universitetit dashakeqësine e vet e negativitetin e interesave, duke u treguar studentëve dhe familjeve te tyre, të këtij rajoni; rrugët e migrimit të brendshëm e të jashtëm,

– të marrin godinat e universitetit për t’i kthyer në Qendra Rinore për të rinjtë e partisë dhe jo të rinjtë e qytetit; qendra jashtë funksionimit,

– të mos vlerësojnë rolin strategjik të këtij instituconi në zhvillimin rajonal e kombëtar për kualifikimin e specialistëve dhe elitave, që për fatin e mirë po  i vlerëson si asete Evropa ( Greqia, Gjermania, Italia etj..) dhe U.S.A.

– të mos mbështesin në rritje të cilësisë dhe kapaciteteve e mos u japin vendin e merituar pedagogëve të universitetit në instanca vendimmarrëse e këshillimore të qytetit; pavarësisht bindjeve politike dhe ne shkelje te ligjeve e rregullave.

Sot, Universiteti i Korçës dhe njerëzit që punojnë për të po përballen me sfidat e rradhës! Qyteti ynë do të jetë promotori dhe mbështetësi kryesor i vendimmarjeve të këtij institucioni!

POLITIKA SHTETËRORE DUHET TË QËNDROJË NË ROLIN E RREGULLATORIT DHE MOS NXISË KONFLIKTE INTERESASH PARTIAKE E POLTIKE, QË JO VETËM NUK JANË NË SHËRBIM TE ELITËS SË QYTETIT DHE ARSIMDASHËSVE TË “MËSONJËTORES SË PARË SHQIPE” E NË SHKELJE TE LIGJEVE DHE PARIMEVE KUSHTETUESE POR DUKSHËM TË POLITIKANËVE QË NA PËRFAQËSOJNË,

E QË PËR IRONI TË FATIT KTHEJNE SYTË NGA UNIVERSITETI PËR HERË TE DYTË PAS 9 VITESH… IMPLEMENTIMI TË LIGIIT!!!

UNIVERSITETI I KORÇËS DO TA RUAJË IDENTITETIN E TIJ SË BASHKU ME NJERËZIT QË I KANË KUSHTUAR JETËN, QYTETARËT ARSIMDASHËS, BIZNESET DHE AKTORËT E TJERË RAJONAL; PEDAGOGË E STUDENTË DHE FAMILJET E TYRE QË POLITIKA POZITARE SOT I BARAZON NE KUSHTE ME DOKTORËT E INFERMIEMERËT DUKE I TREGUAR RRUGËT E EMIGRIMIT!!!

DËGJONI MË SHUMË, VLERËSONI MË SHUMË, GJYKOJMË DHE VENDOSIM SË BASHKU PËR ARDHMËRINË E QYTETIT TË KORÇËS  E RAJONIT SI PRIORITET RAJONAL E KOMBËTAR!

( Foto ilustruese)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re