Një lajm i bukur vjen nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Familja Gashi nga Durrësi janë bekuar me trinjakë dhe përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me të gjithë gëzimin e familjes.

Sakaq, ka bërë të ditur se nëna e tyre, Iva ka falenderuar të gjithë stafin për lindjen e shëndosh të bebushave.

Gëzim i madh për familjen Gashi nga Durrësi, që gëzohen me trinjakë.
Nëna e tyre Iva ka veçse fjalë falenderimi e mirënjohje për kujdesin e jashtëzakonshëm të stafit të për lindjen shëndosh e mirë të trinjakëve”, ka shkruar Manastirliu krahas fotos së ëmbël.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re