Një aksident rrugor është regjistruar në Gramsh, pak minuta më parë, ku një person ka humbur jetën e ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Poroçan, një fshat i thellë malor me rrugë të amortizuar.

Policia sëbashku me ambulancën janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re