Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman.

Një automjet tip “ Benz” êshtë përplasur me një motor duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të tij, Vladimir Sema.

64- vjecari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet proceduriale pë të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh të cilat i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qënë me pasoja fatale.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko