Skip to content

Lajmi i fundit/ Alarm për bombë pranë ambasadës ruse, gjendet një çantë e dyshimtë

Alarm për bombë pranë ambasadës së Rusisë. Policia ka gjetur një çantë dyshimtë në trotuar. Pritet që të konfirmohet nga organet përkatëse nëse bëhet fjalë për eksploziv apo jo.

Punonjësit e ambasadës janë alarmuar pasi kanë dyshuar për një bombë dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe po bëhet rrethimi i perimetrit të zonës, ndërsa pritet të këqyret edhe çanta e dyshimtë.