Tre persona kanë hyrë në një banesë në Berat duke dhunuar një 35-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoroven, ndërsa policia arrestoi 20-vjeçarin me iniciale K.B, ndërsa u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit R.B, 47 vjeç dhe Sh.Sh, 39 vjeç.

“Arrestimi dhe procedimi penal i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin për motive të dobëta janë futur në banesë dhe kanë dhunuar shtetasen E.S, 35 vjeçe, banuese në fshatin Gjoroven, Berat, e cila po merr ndihmë mjeksore, në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.