Skip to content

Lajmi i fundit/ Berat, thikë në vithe 47-vjeçarit pas konfliktit

Një 47-vjeçar mbeti i plagosur me armë të ftohta pas një konflikti me një shtetas tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në Pedonalen e qytetit.

Shtetasit me iniciale G.Ç, 39 vjeç dhe B.D, 47 vjeç, të dy banues në Berat, pasi janë konfliktuar fizikisht me tyre, shtetasi G.Ç, ka goditur me mjet prerës (në vithe) shtetasin B.D.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin mjekim nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.